Sport

VIDEO/ Kroacia, krenaria e Ballkanit dhe bukuria e Europianit, skuadra e Daliç eleminohet nga Spanja në shtesë

28 Qershor 2021, 17:57 Nga DOSJA
VIDEO/ Kroacia, krenaria e Ballkanit dhe bukuria e Europianit, skuadra e

DANIMARKË– Spanja kalon në çerekfinale të kampionatit Europian. Skuadra iberike mposhti Kroacinë në një ndeshje të çmendur që zgjati 120 minuta.

Ballkanasit treguan edhe një herë dëshirë e karakter, njësoj si në Kupën e Botës 2018, por që kundër Spanjës detyrohen të dalin me kokën lart për paraqitjen dinjitozë që zhvilluan.

104′ Oyarzabal shënon edhe golin e pestë për iberikët. Pas asistit fantastik të Olmos, futbollisti i Sosiedadit nuk fali brenda zonës.

100′ Më në fund realizon edhe Alvaro Morata. Sulmuesi i Juventusit “shpluros” spaletat, duke shënuar një gol mjaft të bukur me të majtën brenda zonës.

90+2′ Ndeshje dramatike, Pasaliç vendos baraspeshën!

85′ Rihapet sërish sfida! Shënon Orisiç. Pas një rrëmuje në zonë, gjyqtari turk sinjalizon se topi e ka kaluar vijën fatale. Ballkanasit tentojnë mrekullinë.

76′ Fantastik Ferran Torres! Pas dy asiste, kësaj here gjen vet rrugën e rrjetës, duke “hipotekuar” kualifikimin e iberikëve. Sulmuesi i Manchester City-t përfiton nga një përgjumje në mbrojtje dhe nuk fal.

57′ Iberikët përmbysin rezultatin. Aspilikueta bën bomberin brenda zonës, duke shënuar me kokë brenda zonës!

38′ Gol Spanja,vendoset baraspesha në Kopenhagen. Sarabia gjen rrugën e rrjetës. Sulmuesi iberik nuk fal brenda zonës me të majtën, duke mposhtur portierin kroat.

20′ E pabesueshme çfarë ndodh në Kopenhagen! Shënohet një autogol i çuditshëm nga iberikët, ku fajtor absolut është portieri Unai Simon!

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 kroaci-spanje euro 2020 kroaci-spanje

Sondazh

Poll