Sport

VIDEO/ Mbappe ‘vret’ Francën në ruletën e penalltive, Zvicra shkruan historinë dhe pret Spanjën

28 Qershor 2021, 19:50 Nga DOSJA
VIDEO/ Mbappe ‘vret’ Francën në ruletën e penalltive,

BUKURESHT- Surpriza e madhe vjen nga Bukureshti, Zvicra eliminon Francën me penallti (5-4) në një mbrëmje të çmendur! Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 3-3, ndërkohë që “ruleta ruse” e penalltive iu buzëqeshi helvetëve.

Kylian Mbappe ishte ai që gaboi nga pika e bardhë, duke nxjerrë “gjelat”, jashtë Europianit.
Ndërkohë, për sa i përket Zvicrës, pas këtij kualifikimi heroik, në çerekfinale e pret Spanja, ku do të përballet me iberikët e Luis Enrikes.

FT: FRANCË-ZVICËR 3-3 (4-5 penallti)

Benzema 57′, 59′, Pogba 75′ / Seferoviç 15′, 81′, Gavranoviç 90′

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 franca zvicra euro 2020 franca zvicra

Sondazh

Poll