Sport

Mesazh plot krenari por nuk përmend shkelmimin e shiritit të kapitenit, Ronaldo reagon për herë të parë pas lamtumirës ng

28 Qershor 2021, 12:32 Nga DOSJA
Mesazh plot krenari por nuk përmend shkelmimin e shiritit të

PORTUGALI-Cristiano Ronaldo dhe Portugalia janë jashtë Europianit. Në raundin e 1/8-tave kampionët në fuqi shkurorëzohen nga Belgjika me golin e  vetëm të takimit që u shënua nga Thorgen Hazard. Ylli portugez i dha lamtumirën turneut më shpejt sesa pritej dhe, megjithëse shkëlqeu në fazën e grupeve me pesë gola në tri takime, sulmuesi i Juventusit nuk ishte në gjendje të tërhiqte skuadrën,pavarësisht rasteve të shumta që portugezët krijuan dhe mungesës së fatit.

Ditën e sotme, Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen pas eleminimit të Portugalisë. “Ne nuk morëm rezultatin që donim dhe u larguam nga turneu më herët sesa pritej. Por jemi krenarë për rrugën tonë, kemi dhënë gjithçka për të konfirmuar veten si kampionë të Europës. Si grup lojtarësh kemi treguar se ende mund t’i japim shumë gëzim portugezëve.

Tifozët tanë kanë qenë të palodhur në mbështetjen e ekipit nga fillimi deri në fund. Ishte për ta, që ne vrapuam dhe luftuam, për ta justifikuar besimin që ata vendosën tek ne. Nuk ishte e mundur të arrinim atje ku të gjithë donim, por mirënjohja jonë për tifozët është e sinqertë dhe e thellë. Urime Belgjikës dhe suksese të gjitha ekipeve që vazhdojnë në garë. Sa për ne, do të kthehemi më të fortë. Forca Portugalia!”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjike-portugali cristiano ronaldo euro 2020 belgjike-portugali cristiano ronaldo euro 2020

Sondazh

Poll