Sport

VIDEO/ “Unë jam Zlatan”, del data e filmit të bomberit suedez, Ibrën e interpreton një shqiptar

28 Qershor 2021, 13:06 Nga DOSJA
VIDEO/ “Unë jam Zlatan”, del data e filmit të bomberit

SUEDI-Një film për jetën e Zlatan Ibrahimovic pritet që të transmetohet në kinema duke filluar nga 10 shtatori 2021. Filmi “Unë jam Zlatan”, drejtuar nga Jens Sjogren, një regjisor suedez 44-vjeçar, dhe shkruar nga Jakob Beckman e David Lagercrantz, do të jetë i pari në jetën e Ibrahimoviç, pas dokumentarit të vitit 2015.

David Lagecrantz, një person që e ndihmoi Ibrahimovic për të shkruar edhe librin që ka të njëjtin titull. Filmi fokusohet në vitet e para të rinisë së Ibrahimovic si futbollist profesionist. Në rolin e boshnjakut paraqitet fillimisht Dominic Bajraktari Andersson, aktor me origjinë shqiptare që do të luajë Zlatanin kur ishte 11-13 vjeç.

 

 

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic)

Pas këtij është Granit Rushiti që pritet të paraqitet në rolin e Zlatanit nga 17-23 vjeç. Filmi ka filluar xhirimet në tetor të vitit të kaluar dhe pritet që të jepet premierë në verën e vitit 2021. Ibra mori pjesë në mënyrë aktive në film për jetën e tij. Sulmuesi i Milanit ishte i përfshirë në çdo proces të shkrimit të skenarit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ibrahimovic milan suedia ibrahimovic milan suedia

Sondazh

Poll