Sport

“Euro2020″ / Kapiteni Xhaka në ekstazë: “Kemi shkruar histori”!

29 Qershor 2021, 04:39 Nga DOSJA
“Euro2020″ / Kapiteni Xhaka në ekstazë: “Kemi

DANIMARKE – Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka është shprehur krenar për kalimin e helvetëve në turin çerekfinal të “Euro2020”. Veç të tjerash, mesfushori me origjinë shqiptare u shpall edhe “lojtari i ndeshjes” ndaj Francës.

“Ndjenja është e mahnitshme. Secili që është nga Zvicra mund të jetë shumë krenarë sot. Ne kemi shkruar histori, ne kemi bërë histori. Të kthehemi në këtë mënyrë, të shfaqim shpirt dhe karakter, jam shumë krenar të jem pjesë e këtij ekipi.

“Ne mund të ëndërrojmë. Ne jemi ende në turne. Ne luajmë ndaj Spanjës dhe e njohim atë. Na duhet shpirti i njëjtë luftarak si sonte”,- ka deklaruar kapiteni Xhaka pas ndeshjes në mikrofonët e BBC-së.

Në ndeshjen çerekfinale të Zvicrës ndaj Spanjës, kapiteni Granit Xhaka do të mungojë për shkak të kartonëve.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport çerekfinal të “euro2020” granit xhaka kapiteni i zvicres çerekfinal të “euro2020” granit xhaka kapiteni i zvicres

Sondazh

Poll