Sport

ZYRTARE / Nevil Dede rikthehet në pankinë, këtë herë në Kategorinë e Parë

28 Qershor 2021, 15:04 Nga DOSJA
ZYRTARE / Nevil Dede rikthehet në pankinë, këtë herë

DURRES – Nevil Dede, pas eksperiencës te Tirana në Superiore, do të rikthehet sërish në pankinë dhe këtë herë për të drejtuar skuadrën e Erzenit në Kategorinë e Parë.

Ditën e sotme u konfirmua largimi i Dorian Bubeqit, i cili ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale, ndërkohë që Erzeni nuk humbi kohë dhe i besoi stolin pikërisht Dedes.

Ish-qendërmbrojtësi ka drejtuar disa skuadra në futbollin shqiptar, si Luftëtari, Kastrioti dhe Laçi, ndërkohë që ka punuar edhe me kombëtaret e moshave dhe të femrave.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll