Bota

E rëndë në ishujt britanikë, gjendet anija me 20 të vdekur në bord mes tyre dhe 2 fëmijë

28 Qershor 2021, 20:50 Nga DOSJA
E rëndë në ishujt britanikë, gjendet anija me 20 të

ANGLI- Në ishujt e Anglisë, Turk dhe Kaikos është gjetur një anije me 20 të vdekur në bord. The Guardian shkruan se rreth një milje larg ishujve është gjetur anija, ku nga 20 të vdekurit 2 ishin fëmijë. 

Ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur në këtë anije apo se kush janë personat e vdekur. Fillimisht anijen në det e parë disa peshkatarë, të cilët kanë njoftuar Forcat Policiore. Në njoftimin e policisë u bë e ditur se hetimi për këtë rast do të zgjasë pasi rrethanat janë të vështira.

“Kjo punë do të marrë ca kohë për të përfunduar. Pavarësisht rrethanave, kjo është një situatë tragjike ku shumë njerëz kanë humbur jetën, mendimet dhe lutjet shkojnë drejt atyre familjeve që kanë humbur të dashurit. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i identifikuar ata dhe për të kontaktuar familjet e tyre, “tha një njoftimin e policisë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjendjet anija me 20 te vdekur ne ishujt britanik gjendjet anija me 20 te vdekur ne ishujt britanik

Sondazh

Poll