Bota

Konjufca fjalim në Parlamentin Evropian: Mosliberalizimi i vizave me Kosovës është i paarsyeshëm 

28 Qershor 2021, 19:56 Nga DOSJA
Konjufca fjalim në Parlamentin Evropian: Mosliberalizimi i vizave me

BRUKSEL- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mbajtur ditën e sotme një fjalim para Parlamentit Evropian. Në fjalën e tij, Konjufca kritikoi vendimin e BE-së për mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gazeta Ekspress shkruan se Konjufca këto komente i bëri në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian me kryetarët e Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim u diskutua për rolin themelor të parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së si dhe për rikuperimin e pandemisë që ka kapluar botën.

Konjufca u shpreh se vonesat e BE-së për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës nuk duhet të shërbejnë si justifikim për moskryerjen e detyrave shtëpiake.

“Reformat në drejtësi, ekonomi, administratë e arsim janë të pazëvendësueshme. Forcimi i demokracisë dhe sundimi i ligjit, lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe fuqizimi i transparencës, si dhe mbrojtja e pa kompromis e të drejtave të njeriut dhe pakicave janë ‘sine qua non’ i shoqërive të lira e të hapura”, tha Konjufca.

Konjufca më tej tha se si Bashkimi Evropian si Kosova e kanë domosdoshmëri që të jenë pjesë e një famijeje.  

“Në të njëjtën masë që për ne është domosdoshmëri bashkimi në familjen evropiane, po sipas të njëjtës nevojë BE-ja e ka të domosdoshme përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në gjirin e vet. Mësimet e duhura i kemi të gatshme në histori”, tha Konjufca.

Ai gjithashtu tha se në Kosova ka qënë ndërhyrja ushtarake e vendeve të huaja që bënë të mundur mbizotërimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Pse t’i djegim duart pa nevojë në një mori luftërash që nuk janë tonat – thoshte motoja e tyre. Por pikërisht kjo qasje rrezikoi që zjarri të përhapej përtej Ballkanit. Ishte pikërisht ndërhyrja ndërkombëtare politiko-ushtarake në Ballkan më 1995 e 1999 ajo që i dha shans paqes dhe e stabilizoi rajonin tonë”, tha Konjufca.

Ai në fund të fjalës së tij shtoi se platformat e krijuara në rajon si puna e “mini-Shengenit” nuk e kanë fuqinë që të zvendësojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. 

“Nëse krijohet një konsensus evropian ndaj kësaj strategjie, dëmi që do t’i bëhet Ballkanit Perëndimor do të jetë kolosal. Shpresoj shumë që projektet të cilat po shfaqen këto dy vitet e fundit nën formën e platformave të ‘bashkëpunimit rajonal’ si puna e mini-Shengenit, nuk e kanë funksionin e biberonit që e zëvendëson integrimin e BP në BE me një moratorium deri sa BE-ja ta kryejë thellimin e vet”, theksoi Konjufca.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni glauk konjufca liberalizimi i vizave per kosoven samitin e dytë të parlamentit evropian glauk konjufca liberalizimi i vizave per kosoven samitin e dytë të parlamentit evropian

Sondazh

Poll