Bota

Qarkullonin fatura false me vlerë 30 milion euro / 13 shqiptarë dhe tre italianë nën hetim, konfiskim i pronave

28 Qershor 2021, 20:09 Nga DOSJA
Qarkullonin fatura false me vlerë 30 milion euro / 13 shqiptarë dhe

ITALI- Një hetim i urdhëruar nga Guardia di Finanza e Pratos për një xhiro faturash false me vlerë 30 milion euro, ka përfunduar. Sipas raportimit të mediave të huaja 13 shqiptarë dhe tre shtetas italianë janë nën hetim.

Operacioni u zhvillua kundër një konsorciumi të kooperativave që operojnë në fushën e furnizimit të shërbimeve portare dhe të transportit, i cili udhëhiqej nga drejtori 49 vjeçar nga Shqipëria dhe një bashkëatdhetar i tij 31 vjeçar.

Sipas raportimeve nga Guardia di Finanza janë konfiskuar prona me vlerë 14 milion euro dhe një mori kontratash për shërbime transporti dhe porte të nënkontraktuara menjëherë te kooperativat e konsorciumit. Të dyshuarit akuzohen në mënyra të ndryshme për krime të lëshimit ose përdorimit të faturave për operacione jo-ekzistuese dhe mospagimit të TVSH-së.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 13 shqiptarë dhe tre italianë nën hetim fatura false konfiskim i pronave 13 shqiptarë dhe tre italianë nën hetim fatura false konfiskim i pronave

Sondazh

Poll