Bota

Studimi: Përzjerja e dozave të vaksinave të ndryshme është efikase kundër variantit Delta të Covid

28 Qershor 2021, 20:35 Nga DOSJA
Studimi: Përzjerja e dozave të vaksinave të ndryshme

ANGLI- Përzierja e dozave të vaksinave Covid nga marka të ndryshme jap mbrojtje më të mirë kundër variantit Delta të Covid. BBC shkruan se sipas një zbulimi në Angli doli që të gjitha kombinimet e dozave të vaksinës kanë funksionuar mirë në sistemin imunitar. 

Rezultatet e studimit gjithashtu kanë lënë të kuptohet se njerëzit që kanë marrë tashmë dy doza të vaksinës AstraZeneca mund të kenë një përgjigje më të fortë imune nëse u jepet një dozë e tretë nga një vaksinë tjetër.

“Përzierja e dozave mund të na sigurojë një fleksibilitet më të madh për një program përforcues, duke mbështetur gjithashtu se vendet që duhet të vazhdojnë më tej me shpërndarjen e vaksinave,” tha një ekspert, ndërkohë që shtoi se në këtë studim morën pjesë 850 vullnetarë.

Disa vende tashmë po përdorin doza të përziera. Spanja dhe Gjermania po ofrojnë vaksinat Pfizer ose Moderna si një dozë e dytë për të rinjtë që kanë marrë tashmë një dozë të parë të vaksinës AstraZeneca, pas shqetësimeve në lidhje me mpiksjet e gjakut.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota studimi per vaksinat varianti delta studimi per vaksinat varianti delta

Sondazh

Poll