Bota

Ngarkesa e parë e vaksinave Pfizer në Kosovë, Vitia: Kanë mbërritur mbi 81 mijë doza 

28 Qershor 2021, 20:20 Nga DOSJA
Ngarkesa e parë e vaksinave Pfizer në Kosovë, Vitia: Kanë

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Arben Vitia ka treguar se në ngarkesën e vaksinave Pfizer ka kanë mbërritur në Kosovë ditën e sotme janë 81.900 doza. Në një postim në Facebook, Vitia shkruan se kjo sasi është e para që është e para që ka blerë Kosova, ndërkohë që ka shtuar se ditët e tjera pritet që të vijnë dozat e tjera të Pfizer.    

Postimi i plotë:

Mirëmbrëma të nderuara qytetare e qytetarë! Sot mbërritën 81.900 doza të vaksinave Pfizer në vendin tonë. Kjo është sasia e parë e blerë nga Republika e Kosovës. Në vijim presim dhe shumë të tjetra deri në plotësimin e të gjithë sasisë. Vaksina ishte dhe është shpresa për ta kapërcyer të mbrojtur vjeshtën dhe dimrin që na pret përpara. Imunizimi është kyç për mbrojtjen e shëndetit të të dashurve tanë. Këtë verë do ta mbajmë mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë. Kështu hymë në një cikël të ri që do të na hapë rrugë për të punuar, shkolluar e përmirësuar gjendjen në shumë fusha.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar pasditën e sotme se një kontigjent i madh me vaksina kanë mbërritur në Kosovë. Mbërritja e këtyre vaksinave do të shërbejë në imunizimin e popullsisë, ku sipas Ministrisë brenda këtij viti rreth 60% e popullsisë do të imunizohen. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arben vitia covid ne kosove vaksinat e pfizer ne kosove arben vitia covid ne kosove vaksinat e pfizer ne kosove

Sondazh

Poll