Bota

Greqia bën fushatë vaksinimi te të rinjtë, kush injektohet do të marrë 150 euro

28 Qershor 2021, 18:41 Nga DOSJA
Greqia bën fushatë vaksinimi te të rinjtë, kush injektohet

GREQI- Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka bërë të ditur se të gjithë të rinjtë nga mosha 18 deri në 25-vjeç që pranojnë të vaksinohen do të marrin nga 150 euro. Protothema shkruan se kjo risi do të bëhet në mënyrë që të inkurajohet marrja e vaksinës te të rinjtë. Dhënia e lekëve te të rinjtë në Greqi do të bëhet me anë të kuponave për udhëtime, vizita në muze si dhe blerjeve në qendra tregtare.

“Duke përdorur këtë portofol të ri dixhital, të rinjtë tanë do të kenë pushime më të lehta. Ky është një borxh ndaj të rinjve, një faleminderit për këmbënguljen dhe durimin e tyre. Gjithashtu është një nxitje për të vaksinuar të rinjtë që kontribuojnë më shumë në imunizimin e banorëve. Ky motivim ka të bëjë edhe me luftën kundër mutacionit të tipit Delta, pra janë të rinjtë që kanë aftësinë të vendosin frenimin e virusit duke u vaksinuar me qëllimin për të arritur 70%, pse jo 80% të popullsisë së imunizuar”, tha Mitsotakis

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Greqi janë infektuar 421 mijë persona, ndërkohë që gjithsej janë vaksinuar 3.6 milion persona.  

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kyriakos mitsotakis vaksinimi ne greqi kyriakos mitsotakis vaksinimi ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 28 Qershor 2021, 16:49

KOSOVË– Një shqiptar nga Kosova ka falenderuar policinë që i ka hequr lejen e drejtimit të makinës dhe që e ka gjobitur pas shkeljes së rregullave të...