Bota

Shkatërrimi i ndërtesës në Miami, numri i viktimave shkon në 10, më shumë se 150 të tjerë janë të zhdukur

28 Qershor 2021, 19:18 Nga DOSJA
Shkatërrimi i ndërtesës në Miami, numri i viktimave shkon

SHBA- Numri i viktimave nga rënia e ndërtesës 12 katëshe në Miami ka shkuar në 10. BBC shkruan se deri tani mbi 150 persona janë konsideruar si të humbur dhe trupat e tyre po kërkohen në rrënojat e ndërtesës 12 katëshe që u shemb javën e parë.  

Shefi i Shpëtimit në Miami-Dade, Andy Alvarez tha se një përpjekje e furishme është duke u zhvilluar për të arritur në çdo vend ku njerëzit mund të kenë mbijetuar. Por deri tani askush nuk është tërhequr i gjallë nga vendi që nga e enjtja.

“Ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë pa pushim për të shteruar çdo mundësi të mundshme në kërkimin tonë. Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon,” tha ai.

Ndërtesa u shemb herët në mëngjes më 24 qershor, ndërkohë që nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e shembjes së ndërtesës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andy alvarez shembet ndertesa ne miami andy alvarez shembet ndertesa ne miami

Sondazh

Poll

Bota 28 Qershor 2021, 16:49

KOSOVË– Një shqiptar nga Kosova ka falenderuar policinë që i ka hequr lejen e drejtimit të makinës dhe që e ka gjobitur pas shkeljes së rregullave të...