Bota

Zgjedhjet në PDK, Hoxhaj: Pas ditës së sotme do mendoj kandidaturën time, çdo anëtar ka të drejtë t’i futet garës

28 Qershor 2021, 19:01 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PDK, Hoxhaj: Pas ditës së sotme do mendoj

KOSOVË- Këshilli drejtues i Partisë Demokratike në Kosovë do të mblidhet mbrëmjen e sotme për të diskutuar rreth konventës zgjedhore më 3 korrik, ku dhe do të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie. Para se të nisë mbledhja, Enver Hoxhaj në një deklaratë për mediat është shprehur se qëllimi i zgjedhjeve që do të mbahen është kthimi i PDK-së si parti e nivelit të parë në Kosovë.

“Sot e kemi mbledhjen e Këshillit drejtues të PDK-së, e cila ka qëllim që të përgatitemi sa më mirë për konventën zgjedhore të PDK-së më 3 korrik, dhe qëllimi kryesor i konventës është që PDK të rikthehet si parti e parë në nivel nacional dhe të fitojë peshën në jetën tonë politike dhe debati është rreth asaj se çfarë strukture duhet të ofrojmë dhe çfarë po diskutohet në Këshill drejtues së PDK-së dhe çfarë më kanë thënë anëtarët e PDK-së, të cilët kërkojnë që PDK të fitojë të ndryshojë mesazhi i tyre është i fitimit… Pritja jonë kryesore është rikthimi ynë në shumë komuna të Kosovës dhe konventa është në funksion të përgatitjes për zgjedhjet lokale dhe ju do ta shihni se më 17 tetor PDK do të rikthejë shumicën e komunave duke filluar nga Mitrovica e deri në Prizren me kandidatët më të mirë”, ka thënë Hoxhaj.

Më tej, Hoxhaj ka folur edhe rreth kandidaturës së tij në këto zgjedhje, ku është shprehur se për këtë gjë do të mendojë pas ditës së sotme.

“Nuk është gara mes nesh, sepse PDK-së i duhet pushteti në nivel qendror, pasi qeveria aktuale e zotit Kurti, e cila është autoritare dhe po e dëmton çdo ditë vendin. Ku keni dëgjuar në Evropë në 70 vjetët e fundit i cili kur pyetet për një dokument të administratës amerikane thotë se ende nuk e kam lexuar, më leni ta lexojë, mund të shihni se çfarë mendimi kanë. Prandaj për mua është një javë vendimtare dhe prej të hënës të mendoj për kandidaturën”, ka thënë Hoxhaj.

Ai gjithashtu ka thënë se çdokush që është anëtar i kësaj partie mund të futët në garë për kryetar.

“Çfarë unë kam bërë sa kam qenë kryetar në detyrë, kam ftuar publikisht, por ajo nuk ka qenë vetëm një farsë se jam demokrat, por i kam ftuar publikisht kolegët në strukturat e PDK-së, çdo anëtar i devotshëm që ta konsiderojë kandidaturën e tij, por kandidatura e secilit që mund të garojë, duhet të matet me fuqinë e votës më 3 korrik, por duhet të matet me zgjedhjet nacionale a do ta bëjë PDK-në parti të parë nacionale në vend”, u shpreh Hoxhaj.

Zgjedhjet në PDK do të mbahen në 3 korrik, ndërkohë që ende nuk dihet se kush do të marrë pjesë në këto zgjedhje 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni enver hoxhaj zgjedhjet brenda pdk enver hoxhaj zgjedhjet brenda pdk

Sondazh

Poll

Bota 28 Qershor 2021, 16:49

KOSOVË– Një shqiptar nga Kosova ka falenderuar policinë që i ka hequr lejen e drejtimit të makinës dhe që e ka gjobitur pas shkeljes së rregullave të...