Sport

“Euro2020” / Santos i zhgënjyer: “Nuk kisha parë kaq shumë lojtarë me lot në sy, nuk e meritonim të eliminoheshim”

28 Qershor 2021, 10:30 Nga DOSJA
“Euro2020” / Santos i zhgënjyer: “Nuk kisha parë kaq

SPANJE – Belgjika, pas fitores 1-0, eliminoi Portugalinë nga 1/8 finale të “Euro2020”. Edhe pse kampionët në fuqi të Europës u shfuqizuan, luzitanët bënë një ndeshje të madhe, por pa arritur të shënojnë. Pas ndeshjes, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka treguar se nuk kishte parë kurrë më herët kaq shumë lojtarë të tij në lot pas ndeshjes.

“Jemi të zhgënjyer dhe të trishtuar. Nuk kisha parë kurrë kaq shumë lojtarë njëherësh me lot në sy në dhomat e zhveshjes. Dhe ndoshta me të drejtë, pasi dhamë gjithçka në fushë dhe nuk e meritonim kurrsesi të eliminoheshim”,- është shprehur Santos.

“Të paktën nuk e meritonim ta humbisnm këtë takim. Belgjika me gjashtë goditje në portë shënoi një gol, ndërsa ne në 29 tentime, goditëm vetëm një shtyllë. Realisht, tani e kam të vështirë të flas, pasi nuk kam shumë argumente për të diskutuar.

“Besuam të gjithë deri në fund dhe provuam gjithçka në këtë takim, por vetëm kundër fatit nuk mund të luash. Kishim mjaft besim se edhe sivjet do të bënim një turne madhështor, besonim se mund të shkonim të paktën deri në finale dhe të provonim sërish të fitonim. Na vjen keq”,- ka deklaruar trajneri Fernando Santos pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro2020 fernando santos trajneri i portugalisë euro2020 fernando santos trajneri i portugalisë

Sondazh

Poll