Sport

“Copa America” / Brazili ndalet nga Ekuadori, Peruja largon Venezuelën

28 Qershor 2021, 09:12 Nga DOSJA
“Copa America” / Brazili ndalet nga Ekuadori, Peruja largon

BRAZIL – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë zhvilluar dy takime të katërta për grupin B të “Copa America”. Brazili është ndalur nga Ekuadori në një barazim 1-1, në një ndeshje ku trajneri Titte kishte bërë disa ndryshime në formacion.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 37-të, kur Everton krosoi nga një goditje dënimi dhe Militao me kokë nuk fali, duke e dërguar topin në rrjetë. 1-0 për Brazilin u mbyllën 45 minutat e para të takimit. E dyta nisi me një gol të shpejtë të Ekuadorit, ku Mena në të 53-tën minutë barazoi shifrat në 1-1.

Megjithë rastet e krijuara në vijim, brazilianët nuk ia dolën ta fitonin ndeshjen, që u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Gjithsesi, në kuotën e 10 pikëve pas katër ndeshjesh, Brazili kryeson renditjen në grupin B dhe është kualifikuar për në çerekfinalet e “Copa America”.

Në të njejtën kohë, në “Estadio National de Brasilia”, u përballën edhe Venezuela kundër Perusë. Megjithë epërsinë e krijuar në ndeshje, venezuelianët nuk mundën ta gjenin rrugën e rrjetës.

Në fillim të pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 48-të, Carrillo përfitoi në një rrëmujë dhe shënoi. 1-0 për Perunë përfundoi ky takim, ku peruanët ditën ta menaxhonin më së mire epërsinë e krijuar.

Përpos Brazilit me 10 pikë që kryeson renditjen në grupin B, të drejtën për në çerekfinale e kanë fituar edhe Peruja me 7 pikë, Kolumbia me 4 dhe Ekuadori me 3 pikë. Venezuela me 2 pikë që mbyll renditjen e këtij grupi, i jep lamtumirën “Copa America”

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brazili copa america ekuadori perusë venezuela brazili copa america ekuadori perusë venezuela

Sondazh

Poll