Sport

VIDEO/ Mes shtyllës dhe mungesës së fatit, Portugalia i dorëzon “kurorën” e kampiones Belgjikës

27 Qershor 2021, 20:55 Nga DOSJA
VIDEO/ Mes shtyllës dhe mungesës së fatit, Portugalia i

SPANJË– Portugalia kampione në fuqi të Europës dorëzon kurorën që në fazën e 1/8-ave, pasi u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Belgjika në “Estadio de la Cartuja” të Sevillas dhe i dha fund aventurës në Euro 2020.

Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim pa gola, “djajtë e kuq” të Europës dolën në një kundërsulm të shpejtë me Lukakun, që shërbeu për De Bruyne dhe më pas topi shkoi te Thorgan Hazard i cili në minutën e 42′ shënoi nga distanca, duke dërguar sferën në rrjetën e portës së Rui Patricios.

Në pjesën e dytë Portugalia ishte më kërkuese dhe madje iu afrua golit me Guerrieron në minutën e 83′, ndërsa Andre Silva dy minuta nga përfundimi i ndeshjes ishte pranë golit por Courtois u tregua i saktë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjike-portugali euro 2020 belgjike-portugali euro 2020

Sondazh

Poll