Sport

VIDEO / Surpriza e parë e Europianit, eliminohet Holanda

27 Qershor 2021, 17:47 Nga DOSJA
VIDEO / Surpriza e parë e Europianit, eliminohet Holanda

HUNGARI – Çekia është skuadra që kalon në fazën çerekfinale të “Euro2020”. Skuadra e drejtuar nga Jaroslav Shilhavi arriti të eliminojë një prej pretendentëve të këtij Europiani, si Holanda pasi e mundi me shifrat 2-0.

Ndeshja e vlefshme për fazën e 1/8 u zhbllokua në minutën e 68-të nga një goditje e Holesh me kokë.

Ndërkohë që “tulipanët” mbetën me 10 lojtarë që nga minuta e 55-të pas daljes me të kuq të mbrojtësit Matthijs De Ligt.

Duke kërkuar golin e barazimit me çdo kusht, Holanda pëson edhe golin e dytë që i vuri vulën takimit 10 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, gol i shënuar nga Patrik Schick

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll