Sport

VIDEO/ Nerva dhe shkelm, Pepe nuk e harron zakonin e vjetër, Hazard bëhet “kurbani” i tij

27 Qershor 2021, 21:25 Nga DOSJA
VIDEO/ Nerva dhe shkelm, Pepe nuk e harron zakonin e vjetër, Hazard

SPANJË-Portugalia kampione në fuqi të Europës dorëzon kurorën që në fazën e 1/8-ave, pasi u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Belgjika në “Estadio de la Cartuja” të Sevillas dhe i dha fund aventurës në Euro 2020. Përveç fitores së Belgjikës një moment që nuk do të harrohet është ndërhyrja e ashpër e mbrojtësit portugez Pepe ndaj Thorgen Hazard.

Në minutën e 77′ Lukaku kishte pësuar një goditje në kokë dhe ishte i shtrirë përtokë, duke kërkuar kështu ndihmë mjekësore. Arbitri i fryn bilbilit për të ndalur lojën, por lojtarët belgë vazhdojnë të luajnë me topin ndër këmbë. Kjo nuk i ka pëlqyer Pepes që menjëherë shkon e bën një ndërhyrje në stilin e tij dhe përplas në tokë Hazardin.

 

Why is Pepe still allowed to play football? #BELPOR pic.twitter.com/UjxWv00OTR

— BaraFotbolliHuvudet (@BaraFotboll) June 27, 2021

Një episod i tillë ka sjellë edhe përplasje mes futbollistëve të të dyja skuadrave, ndërsa gjyqtari kryesor ka ndërhyrë duke ndëshkuar mbrojtësin portugez me karton të verdhë

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjike-portugali euro 2020 hazard pepe belgjike-portugali euro 2020 hazard pepe

Sondazh

Poll