Sport

“Euro2020” / CR7-Courtois: “Me fat, topi nuk donte të hynte sot”! (Video)

28 Qershor 2021, 10:00 Nga DOSJA
“Euro2020” / CR7-Courtois: “Me fat, topi nuk donte të

SPANJE – Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, në përfundim të ndeshjes teksa janë takuar, i ka thënë një shprehje tipike italiane portierit Thibaut Courtois, se Belgjika kishte qenë ‘me fat’ në fitoren 1-0, pasi topi ‘nuk donte të hynte’.

Të dielën në mbrëmje Belgjika, shkurorëzoi kampionët në fuqi të Europianit. Ylli portugez, 36-vjeçari Cristiano Ronaldo realizoi pesë gola në fazën e grupeve dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë i Euro 2020-s.

Në pamjet e publikuara nga UEFA, duket qartë Cristiano Ronaldo teksa i thotë portierit Thibaut Courtoisit, se Belgjika kishte qenë ‘me fat’ (‘culo, eh?’ në italisht), para se të thoshte në spanjisht: “[topi] nuk donte të hynte sot”.

Kapiteni i luzitanëve Cristiano Ronaldo më pas, i uroi fat Belgjikës për pjesën e mbetur të garës, me “Djajtë e Kuq” që do të luajnë me Italinë në çerekfinale tgë “Euro2020”.

?️ “[The ball] didn’t want to go in today.”

????? Thibaut Courtois & Cristiano Ronaldo after the final whistle…#EURO2020 pic.twitter.com/oBDyZG3f8j

— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) June 27, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjika cristiano ronaldo kapiteni i portugalisë thibaut courtois belgjika cristiano ronaldo kapiteni i portugalisë thibaut courtois

Sondazh

Poll