Sport

Preku topin me dorë dhe Hollanda u eleminua, De Ligt merr përgjegjësinë e humbjes: Duhet të kisha…

27 Qershor 2021, 19:24 Nga DOSJA
Preku topin me dorë dhe Hollanda u eleminua, De Ligt merr

HOLLANDË-Europiani për Holandën merr fund që në fazën e 1/8-ave. Ndonëse shorti ishte treguar bujar, “tulipanët” nuk ia dolën ta shfrytëzojnë dhe humbën në mënyrë të befasishme 0-2 ndaj Republikës Çeke në “Ferenc Puskas” të Budapestit, duke mbyllur aventurën Euro 2020.

Minuta e 52-të ishte vendimtare për fatin e takimit me Mathijs De Ligt preku topin me dorë duke lënë skuadrën me 10 lojtarë. Pas përfundimit të ndeshjes mbrojtësi i Juventusit foli pas këtij eliminimi zhgënjyer për “NOS TV”, duke pranuar fajin.

“Sigurisht, që ndihem keq. Ne praktikisht e humbëm ndeshjen për shkak të asaj që unë bëra në prapavijë. Unë duhet të kisha larguar topin. Mendova se kishim ndeshjen nën kontroll. Kishim pak raste, veçanërisht në pjesën e parë. Unë madje nuk kisha ndjesinë që ata krijuan shumë raste. Por kartoni i kuq natyrisht, bëri ndryshimin”, u shpreh De Ligt.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport de ligt euro 2020 hollanda de ligt euro 2020 hollanda

Sondazh

Poll