Sport

“Euro2020” / Alarm te “Djajtë e Kuq”, të dëmtuar De Bruyne dhe Hazard

28 Qershor 2021, 09:37 Nga DOSJA
“Euro2020” / Alarm te “Djajtë e Kuq”, të

BELGJIKE – Mesfushori Kevin De Bruyne dhe sulmuesi Eden Hazard, janë dëmtuar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Portugalisë, që përfundoi 1-0 për Belgjikën dhe kanë lënë fushën e lojës para përfundimit të takimit.

Dëmtimi i dy futbollistëve ka krijuar shqetësime në kampin belg, pasi ka nisur të qarkullojë mundësia që De Bruyne dhe Hazard edhe mund t’i mungojnë Belgjikës për çerekfinalen e “Euro 2020” kundër Italisë.

Belgjika, të hënën në mëngjes është kthyer në kampin stërvitor në Tubize, ku futbollistët pritet që së shpejti t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore. De Bruyne e ka dëmtuar kaviljen pas një dueli me Palhinhan, ndërsa Eden Hazard u ankua për një dhembje muskulare në kofshën e djathtë.

Mediumet belge kanë raportuar se Hazard do t’i nënshtrohet testeve sot, kurse De Bruyne të martën. Ndërkohë, edhe portieri Thibaut Courtois është ankuar në një lëndim pas ndeshjes me Portugalinë dhe pritet gjithashtu t’i bëjë disa teste përpara se t’i bashkohet ekipit në stërvitje.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjikën çerekfinalen e “euro 2020” eden hazard italisë kevin de bruyne portugalisë thibaut courtois belgjikën çerekfinalen e “euro 2020” eden hazard italisë kevin de bruyne portugalisë thibaut courtois

Sondazh

Poll