Sport

“Gati të shkruajmë historinë”, Granit Xhaka nuk i frikësohet Francës dhe bën kapitenin: Duam të shkojmë deri

27 Qershor 2021, 19:09 Nga DOSJA
“Gati të shkruajmë historinë”, Granit Xhaka nuk i

ZVICËR-Pasi siguroi kalimin në fazën e 1/8-ave të Euro 2020-ës, si një nga vendet e treta më të mira, Zvicra do të përballet me Francën, një nga kandidatet kryesore për t’u ngjitur në majën e kontinentit.

Helvetët janë të ndërgjegjshëm për forcën e kundërshtarit dhe faktin që ata janë favoritë për të kaluar në çerekfinale, por nëpërmjet kapitenit Granit Xhaka shprehen se janë gati për të tentuar surprizën e madhe.

“Ne duam të shkojmë deri në fund, në tre edicionet e fundit jemi eliminuar në raundin e 16-të, por kjo skuadër është e gatshme të shkruajë histori. Franca është favoritja por ne nuk kemi frikë.Ne jemi shumë të qetë, ne e dimë se si kjo ndeshje është e rëndësishme, nëse japim 100% në fushë ne mund të shkruajmë historinë”. Përfundon kapiteni i Zvicrës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 xhaka zvicer-france euro 2020 xhaka zvicer-france

Sondazh

Poll