Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon “Axhendën e Investimeve 2021”: 40 rekomandime drejtuar parlamentit të ri
28 Qershor 2021, 09:55Nga DOSJA
TIRANË– Dhoma Amerikane e Tregtisë në Tiranë ka publikuar ditën e sotme “Axhendën e Investimeve 2021”, me 40 rekomandime drejtuar Qeverisë dhe Parlamentit të Ri me qëllimin përmirësimin e Klimës së Biznesit.
Presidenti i AmCham, z. Enio Jaço kërkoi që anëtarët të vijojnë të përfshihen edhe në procesin e punës për kthimin e rekomandimeve në legjislacion konkret per Parlamentin e ri. Dhoma Amerikane ka realizuar një seri anketimesh me anëtarët e saj, ndjekur nga analiza teknike ekspertësh, për përmirësimin e klimës së investimeve. Perceptimi dhe gjetjet e anëtarëve konfirmohen dhe përputhen me gjetje të ngritura nga raporte të mirënjohura ndërkombëtare.
40 rekomandimet specifike në raport janë të organizuara në 8 themele përmirësimi të klimës së biznesit duke parashikuar sfidat, zgjidhjet dhe mundësitë e reja që krijohen.
Axhenda synon një strategji bashkëkohore për tërheqjen e suksesshme të investimeve të huaja, implementuar dhe monituar nga nivelet më të larta në Qeveri. Strategjia duhet të identifikojë sektorët prioritarë dhe të krijojë incentiva për zhvillimin e tyre, pa procedura burokratike. Rekomandimet synojnë krijimin e një sistemi transparent, efektiv dhe pa ndikim politik tek Prokurimet Publike si dhe garantimin e Konsultimit Publik efektiv, gjithpërfshirës.
Rekomandimet synojnë rritje ekonomike duke adresuar elementë specifikë të ekonomisë. Modernizimi i sistemit të taksave konsiderohet vital për rritjen e konkurrencës dhe formalizimin e investimeve rajonale. Eksportet shqiptare përfaqësojnë mundësi të reja në periudhën post pandemike, e cila nxit domosdoshmërinë e zhvillimit të ekonomisë digjitale, ku Shqipëria duhet të krijojë kornizë bashkëkohore ligjore. Krijimi i një sistemi dinamik ekonomik kërkon aftësi të reja në burime njerëzore për të cilat Qeveria dhe sektori privat duhet të anagazhohen së bashku në rritjen e shpejtë dhe të targetuar të aftësive të forcës punëtore.
Rekomandimet garanton ndërtimin e një klime biznesi dinamike dhe shndërrimin e Shqipërisë në një vend konkurrent në rajon. Dhoma Amerikane do jetë e gatshme të ofrojë asistencën e saj në kthimin e rekomandimeve ne legjislacion, ndërsa do të vijojë dialogun me të gjitha palët politike dhe institucionale me nisjen e Sesionit të ri Parlamentar.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Bashkia e Durrësit, ka deri më 15 korrik kohë që të mendojë se si do të menaxhojë plehrat që kanë pushtuar zonën prej kohësh. Kjo pasi, kompania pr...
SHKODËR– Një ditë pas masakrës së Velipojës, të mbijetuarit kanë nisur që të flasin dhe të tregojnë gjithë çfarë ndodhi. Hasan Ferracaku, vëllai i K...
TIRANË- Vrasja makabre e të riut Myzerim Zeneli, i cili humbi jetën në masakrën e Velipojës ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe media. Gr...
TIRANË– Mjekët specializantë, të cilët u larguan nga puna pasi qëndruan mbi një vit në vijën e parë të luftës me COVID, kanë dalë ditën e sotme në protest...
Aktualitet28 Qershor 2021, 08:05
SHKODËR–Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtim Ferracakut, njërit prej viktimave të masakrës në Velipojë, ka rrëfyer në polici versionin e tij sesi nisi konflikt...
Lazarati, një zonë e njohur në Shqipëri për kultivimin e marijuanës disa vite më pare, po i rikthehet bizneseve të vogla prodhuese dhe prodhimeve tradicionale. ...