Sport

Mes mungesave dhe alternativave, Deschamps po mendon të ndryshoj modul ndaj Zvicrës: Do të pyes senatorët

27 Qershor 2021, 18:32 Nga DOSJA
Mes mungesave dhe alternativave, Deschamps po mendon të ndryshoj modul ndaj

FRANCË-Deschamps e pranon rolin prej favoriteje të Francës në Europian, dhe predikon qetësi në vigjilje të 1/8-ve kundër Zvicrës në Bukuresht. Tekniku në fakt flet me shumë besim për skuadrën që ka në dispozicion. Në prag të ndeshjes me helvetët, tekniku dëshiron të mbajë të lartë përqëndrimin e skuadrës së tij.

“Unë kam shumë respekt për Zvicrën. Ata janë një ekip i kompletuar, janë të organizuar dhe kanë një treshe sulmuese që të krijojnë shumë probleme ”.

Deschamps gjithashtu bëri një vlerësim të lojtarëve të dëmtuar.Asgjë serioze për Lemar, i cili mori një goditje të fortë në stërvitje pas një përballjeje me portierin e ri të Milanit Maignan. Sidoqoftë, do të ketë tre mungesa të rëndësishme: “Digne, Thuram dhe me shumë gjasa Koundé nuk do të jenë. Lucas Hernandez, nga ana tjetër, do të jetë në dispozicion”.

Shumë mungesa që mund ta shtyjnë trajnerin të ndryshojë modulin e lojës: “3-5-2 është një opsion. Unë do të reflektoj së bashku me stafin tim dhe do të marr vendimin që e konsideroj më të mirën për skuadrën. Do të diskutoj gjithashtu me senatorët e skuadrëst: Më pëlqen ta bëj në mënyrë që të kuptoj edhe ndjenjat e grupit.”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport didier deschamps euro 2020 franca france-zvicer didier deschamps euro 2020 franca france-zvicer

Sondazh

Poll