Velipoja bëhet precedent, sërish përplasje për shfrytëzimin e vijës bregdetare! I vihet flaka 60 shezlongëve në Dhërmi.
DRIMADHE– Pas Velipojës, përplasje për shfrytëzimin e vijës bregdetare janë shënuar edhe në jug të vendit, më konkretisht në Dhërmi. Pas mesnatës, rreth orës 01:00 të mëngjesit, në plazhin e Drimadhes (Dhërmi) janë djegur 60 shezllone të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh. Biznesi është në emër të Bilbil Domit, i cili sapo kishte marrë leje për shfrytëzimin e plazhit, por mesa duket i ka shkelur në “kallo” dikujt.
Djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak është bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare. Mesa duket të shtënat janë lëshuar në një formë paralajmërimi, fill pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin në Velipojë, ku vdiqën 4 persona.
55-vjeçari mësohet se ka deklaruar në polici se nuk mund t’i vërë gishtin askujt, por ka pasur pakënaqësi nga bizneset përreth për lejen e marrë. Ndërsa përfaqësuesja ligjore e biznesit, ku u dogjën çadrat dhe shezlongët gjatë natës në plazhin e Drimadhes, Artemis Kito tha se nuk mendonte se zjarri kishte të bënte me konkurrencën, ndaj edhe kërkoi hetim nga Policia.
Ndërkohë që jo më larg se mbrëmjen e kaluar vendi ynë u trondit nga një ngjarje e rëndë në Velipojë ku mbetën të vrarë katër persona. Musaen Zeneli ishte viktima më e pafajshme. Tre të tjerët që mbetën të vrarë në masakrën e Velipojës janë Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç dhe Edmond Gocaj 38-vjeç.
Ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe nipi i tij 17-vjeçar Elmilind Dyli, janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ata janë vënë në pranga ndërsa tre djemtë e Hasan Ferracakut janë shpallur në kërkim. Anëtarët e familjes Ferracaku u përleshën me ata të Gocajt për të ndarë shezlongët për hotelet që kanë në pronësi por sherri degradoi në përdorimin e armëve.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Kris arma në Drimadhes! Shkon i dehur në lokal dhe duke bërtitur, i riu merr pistoletën dhe qëllon kamerierin pasi i kërk
VLORË– Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Drimadhes, pas një konflikti të çastit mes tre personash. Mësohet se 28-vjeari H.F.,...
S’i çoi dot nënës rrogën e parë në shtëpi! Shqiptarët bëhen “një”, mbledhin para për të vëllanë e 20-vjeçar
TIRANË– Një faqe dhuruese (funderorbit.org) është hapur online për të ndihmuar vëllain dhe nënën e 20-vjeçarit i cili humbi jetën mëngjesin e djeshë...
Kishte vdekur prej ditësh! Policia jep detaje për turistin rus: S’ka shenja dhune, dyshohet se…
LEZHË– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vdekjen e turistit rus në Shëngjin, i cili u gjet pa jetë brenda në apartamentin e tij. Mësohet se bëhet fjalë...
Nesër do i hapte! I dogjën 60 shezlongë, Bilbil Domi: Ka pasur pakënaqësi kur nisa shfrytëzimin e plazhit, por…
VLORË– Mbi 60 shezlongë janë djegur në pronësi të 55-vjeçarit Bilbil Domi janë djegur gjatë natës në plazhin e Dhërmiut. Shezlongët i kishte m...
TRAGJIKE/ U përplas me “Benzin”, humb jetën fermeri, kishte punuar tokën gjithë darkën, plagoset drejtuesi i tr
LIBRAZHD– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Prrenjasit, ku mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 125 MB është përplasur me një traktor. Si paso...
“Maska” me armë në dorë u afrohet! Sulmohet çifti në Korçë, tentojnë t’i grabisin, 23-vjeçari tregon
KORÇË– Një çift është sulmuar mbrëmjen e djeshme në Korçë, në periferi të qytetit, pranë Varrezave të Dëshmorëve. Dosja.al mëson se nj...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 28 qershor 2021
TIRANË– Sot faqja e para e shtypit të ditës, print edhe online, i dedikohet i gjithi masakrës së Velipojës, ku edhe humbën jetën 4 persona, ndërsa u ...
HARTA LIVE: Edhe sot temperatura përvëluese! Parashikimi i motit, termometri shënon 36°C
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, për shka...
E rëndë në Shëngjin! Gjendet një turist rus i pajetë në një apartament, dyshohet prej 3 ditësh i vdekur! Policia: Shkak
LEZHË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shëngjin, ku një turist rus është gjetur i pajetë në apartamentin e marrë me qera në një nga lagjet e zonës. Parap...