Sport

“Dashuria e Eriksen na dha krahë”, trajneri i Danimarkës fjalë dashurie për kualifikimin: Djemtë janë luftëta

27 Qershor 2021, 15:35 Nga DOSJA
“Dashuria e Eriksen na dha krahë”, trajneri i Danimarkës

DANIMARKË-Danimarka e Kasper Hjulmand po mahnit Europën. Përfaqësuesja skandinave e festoi në mënyrën më të mirë 29-vjetorin e triumfit të tyre të parë dhe të vetëm në një kampionat europian, pikërisht atë në Euro 1992, me një kualifikim të thjeshtë në fazën çerekfinale duke mundur Uellsin me shifrat 3-0.

Trajneri i përfaqësueses daneze është bërë një udhëheqës jo vetëm për ekipin por për të gjithë vendin. Ajo që ndodhi më datë 12 qershor në ndeshjen ndaj Finlndanës ku Eriksen pësoi një arrest kardiak ishte një dramë e madhe, por 49-vjeçari i ka drejtuar lojtarët e tij me një shkallë të jashtëzakonshme ndjeshmërie dhe dinjiteti.Incidenti goditi rëndë trajnerin por mënyra se si ai u përgjigj ka rritur mbështetjen që ai ka në mesin e lojtarëve. Pas suksesit ndaj Uellsit, tekniku Kasper Hjulmand u shpreh.

“Kur Eriksen ra në tokë, gjithçka ndryshoi për mua. Ishte papritmas një situatë krejt tjetër.Na duhej dashuria dhe mbështetja e tij e kjo na dha krahë.”Është e vështirë të besosh se ky është realiteti. Unë jam vërtet mirënjohës për të gjithë danezët që erdhën këtu. Eshte cmenduri. Unë i admiroj djemtë. Gjithçka nuk ishte perfekte gjatë lojës, por ne u përmirësuam. Djemtë janë luftëtarë të vërtetë.”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport danimarka euro 2020 kasper hjulmand danimarka euro 2020 kasper hjulmand

Sondazh

Poll