Sport

Është sulmues por Enrique e vendos në mbrojtje, tifozët e Spanjës nuk durojnë dot dhe i bëjnë formacionin teknikut

27 Qershor 2021, 15:47 Nga DOSJA
Është sulmues por Enrique e vendos në mbrojtje, tifozët e

SPANJË-95% e tifozëve spanjollë duan që Marcos Llorente të luajë si sulmues i dytë. Futbollisti i Atletico Madrid në dy ndeshjet e para në grup ndaj Suedisë e Polonisë është përdorur si mbrojtës i djathtë, pra jashtë rolit të tij e vetëm në ndeshjen e fundit ndaj Sllovakisë qëndroi në stol, me Aspilikuetan në vendin e tij. Në prag të ndeshjes me Kroacinë, takim që do të luhet ditën e hënë në Copenhagen, tekniku po reflekton mbi mundësinë që lojtari të luajë në rolin e tij.

“Marcos Llorente ka luajtur për një kohë të gjatë në sulm. Dhe madje duke filluar si mbrojtës i djathtë ai vepron shumë më tepër në sulm sesa në mbrojtje, por unë jam i hapur për idenë që lojtarët e profilit të Llorentes gjithashtu mund të jenë vendimtar në pozicione të ndryshme”.Sondazhi i tifozëvve, deri më tani, ka pasur një efekt të caktuar te Luis Enrique i cili po vlerëson edhe zgjidhje të tjera. Duke korrigjuar disa nga vendimet që e çuan Spanjën një hap larg eleminimit dhe më pas të kthehej në të qenit një nga favoritët e këtij Evropiani.

Në këtë pikë mbetet të shihet nëse trajneri do të vazhdojë të kalojë në valën popullore duke vendosur Llorente në 30 metrat e fundit. Zgjedhje që do të justifikohej, ndër të tjera, nga numrat. Marcos Llorente, në atë pozicion, shënoi 12 gola dhe ishte kontribues në 11 asistime me Atletico Madrid duke u shpallur edhe kampion. Nëse kriteri për të qënë pjesë e formacionit sic e ka thënë Luis Enrique, për djalin e meritave atëherë për fanellën e titullarit të Marcos Llorente nuk ka dyshime.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 luis enrique spanja euro 2020 luis enrique spanja

Sondazh

Poll