Aktualitet

Masakra në Velipojë, Dom Gjergj Meta: Nuk më bëhet t’ju uroj një të diel të mbarë kur mendoj për viktimat dhe familje

27 Qershor 2021, 15:38 Nga DOSJA
Masakra në Velipojë, Dom Gjergj Meta: Nuk më bëhet

RRËSHEN- Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka uruar të gjithë shqiptarët që të gjejnë paqen e zemrës si dhe më të mirën për ta. Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se pas aksidentit të dy ditëve më parë si dhe pas vrasjes që ndodhi mbrëmjen e kaluar nuk i bëhet që të urojë një të djelë të mbarë. 

Postimi i plotë:

Të dashur miq e jo miq. Kushdo që lexon këto rreshta. Do të doja t’ju uroja një të djelë të bukur sikurse bëj shpesh, por nuk më bëhet, sidomos kur mendoj familjen e shuar dy ditë më parë dhe katër të vrarët mbrëmë në Velipojë. Atëherë po i them: Kush martohet sot u gëzoftë! Kush lind sot, pastë jetën e gjatë! Kush po pushon, pushoftë i qetë! Kush po punon, ia bekoftë Zoti djersën! Kush po hidhërohet, ia ngushëlloftë Zoti zemrën! Kush po vuan, paftë dritë sa më shpejt në fund të tunelit! Kush ka humbur të afërmit, mos paftë më keq me sy! Kush po lutet, iu dëgjoftë lutja! Secilit i uroj atë çka mund të jetë më e mirë për të sot, sidomos paqen e zemrës!
+ D. Gjergji

Katër persona përfshirë dhe kamarierin 20-vjeçar Myzerim Zeneli mbetën të vrarë pak pas mesnatës së kaluar duke shkaktuar një masakër në Velipojë. Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç u vranë, ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe nipi i tij 17-vjeçar Elmilind Dyli, janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Anëtarët e familjes Ferracaku u përleshën me ata të Gocajt për të ndarë shezlongët për hotelet që kanë në pronësi por sherri degradoi në përdorimin e armëve. Viktima më e pafajshme në këtë mes ishte kamarieri Zeneli që e kishte dhe ditën e parë të punës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dom gjergj meta masakra ne velipoje te shtena ne velipoje vrasje e katerfishte ne velipoje dom gjergj meta masakra ne velipoje te shtena ne velipoje vrasje e katerfishte ne velipoje

Sondazh

Poll