Aktualitet

Masakra me katër të vrarë në Velipojë, gazetari Andi Bejtja: Momentet më të bukura e me më pak të vdekur ishin ato gjat

27 Qershor 2021, 13:40 Nga DOSJA
Masakra me katër të vrarë në Velipojë, gazetari Andi

TIRANË– Gazetari Andi Bejtja shkruan se momentet kur në Shqipëri kishte vërtetë qetësi, ishin ato kur u izoluam për shkak të pandemisë së Covid-19.

Një ditë pas masakrës me katër të vrarë në Velipojë në një status në Facebook, gazetari Andi Bejtja shkruan se kur të mbarojë ky vit, do e kuptojmë se duke përfshirë edhe vdekjet nga Covid-19, sërish momentet me më pak vitkima, janë ato kur rrinim mbyllur në shtëpi apo në zyrë.

“Do mbaroje ky vit dhe do kuptojme qe momentet me te bukura madje dhe me me pak viktima, (duke perfshire edhe vdekjet nga kovidi ) kane qene ato gjate shtetrrethimit te pandemise kur rrinim mbyllur ne zyre apo ne shtepi,”- shkruan Bejtja.

Katër persona përfshirë dhe kamarierin 20-vjeçar Myzerim Zeneli mbetën të vrarë pak pas mesnatës së kaluar duke shkaktuar një masakër në Velipojë. Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç u vranë, ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe një 17-vjeçar Elmilind Dyli, kanë marrë plagë në trup, por fatmirësisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Anëtarët e familjes Ferracaku u përleshën me ata të Gocajt për të ndarë shezlongët për hotelet që kanë në pronësi por sherri degradoi në përdorimin e armëve. Viktima më e pafajshme në këtë mes ishte kamarieri Zeneli që e kishte dhe ditën e parë të punës.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet andi bejtja masakra ne velipoje andi bejtja masakra ne velipoje

Sondazh

Poll