Aktualitet

EMRI/ Sherr me thika në Durrës, 40-vjeçari plagos dy emigrantët nga Siria, vihet në pranga

27 Qershor 2021, 15:26 Nga DOSJA
EMRI/ Sherr me thika në Durrës, 40-vjeçari plagos dy

DURRËS– Dy persona, shtetas sisrianë kanë mbetur të plagosur në Durrës, si pasojë e një sherri me thika. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, në lagjen numër katër.

Mësohet se Oligert Qama, 40 vjeç, është konfliktuar me dy sirianët për motive të dobëta dhe i ka qëlluar ata me thikë. Të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë Durrës:

Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta 2 shtetas, prangoset menjëherë nga Policia autori i dyshuar. Më datë 27.06.2021, rreth orës 15:20, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi O. Q., 40 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të huaj (dyshohet shtetas sirian), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin O. Q., 40 vjeç, banues në Berat, i cili po shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtjeshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres oligert qama sherr me thika ne durres durres oligert qama sherr me thika ne durres

Sondazh

Poll