Aktualitet

Gjak në rrugë dhe një vajzë e tronditur e ulur në trotuar, mjeti që po transportonte të sëmurin në spital humb kontroll

27 Qershor 2021, 13:14 Nga DOSJA
Gjak në rrugë dhe një vajzë e tronditur e ulur në

TIRANË– Një 23-vjeccare ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mesditën e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “21 Dhejtori” në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se një person me inicialet G.M., i cili po drejtonte një automjet, ka qenë duke transportuar një të sëmurë në spital dhe ka kaluar me semafor të kuq. Kjo ka bërë që ai të përplaset me dy makina të tjera dhe një prej këmbësoreve që po kalonte aty në ato moment. E reja me inicialet A.M., vetëm 23 vjeç, është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dosja.al ju sjell pamje nga vendi ku ka ndodhur përplasja e dy makinave. Një prej mjeteve duket se ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e parme të tij, ndërsa në rrugë ka ende mbetje të gjakut të një prej të plagosurve. Makina tjetër është dëmtuar në pjesën anësore në krahun e drejtuesit.

Në trotuar duket dhe një vajzë e trembur nga ngjarja që ka ndodhur. Nuk dihet nëse vajza është e njërës prej palëve të të aksidentuarve. 

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane tirane aksident ne tirane tirane

Sondazh

Poll