Aktualitet

Java Çame, PDIU dhe Shoqata Çamëria homazhe në Varrezat Monumentale të Kllogjerit, Idrizi: Duam fqinjësi të mirë me Greq

27 Qershor 2021, 15:24 Nga DOSJA
Java Çame, PDIU dhe Shoqata Çamëria homazhe në Varrezat

SARANDË- Homazhe të shumta u bënë ditën e sotme në Varrezat Monumentale të Kllogjerit në Sarandë. Këto homazhe përkojnë me ‘Javën Çame’, dhe u bën1 në nder të 2900 shqiptarëve nga Çamëria që u vranë nga gjenocidi grek. Në këtë homazh morën pjesë shumë qytetarë nga Shqipëria, Kosova si dhe Maqedonia e Veriut. Homazhet u ogranizuan nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shoqata “Çamëria” dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”, në përkujtim të 77-vjetorit të gjenocidit grek mbi popullsinë çame.

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se në Shqipëri janë 300 mijë banorë çamë të cilët presin me padurim që të kthehen në tokat e tyre. Ai gjithashtu më tej ka shtuar se Greqia duhet që të kërkojë falje për gjenocidin e kryer, ndërkohë që më tej tha se ata duan një fqinjësi dhe marrëdhënie të mira me Greqinë.

“27 qershori i vitit 1944 ishte një ndër tragjeditë më të mëdha në historinë njerëzore që ndodhi mbi anëtarët e Komunitetit të Shqiptarëve të Çamërisë, vetëm sepse ata ishin shqiptarë. Janë 300 mijë shqiptarë të Çamërisë që ndodhemi këtu me trupin në Shqipëri, me kokën dhe zemrën në Çamëri, pikërisht nga kjo padrejtësi e madhe historike. Sot e kësaj dite genocidi nuk është dënuar. Duam që të kemi fqinjësi të mirë, dy popuj që shkojnë e vijnë. Të kthehemi në trojet tona, por s’mund të vazhdojmë sot të kemi një Ligj Lufte dhe të heshtim për këtë gjë”, u shpreh Idrizi.

Më tej, Idrizi u shpreh se PDIU-ja do të jetë në Parlament për të ndritur zërin për të drejtat e çamëve.

“Ne do të jemi në Parlamentin e Shqipërisë, për t’i bërë thirrje dhe për të trimëruar qeverinë shqiptare, institucionet, që mos të jenë të intimiduar sepse kur thashë që genocidi s’është dënuar dhe vazhdojnë të shkelen të drejtat e njeriut, kam parasysh faktin që në mënyrë absurde mbajmë një Ligj Lufte me Greqinë”, tha ai.

Idrizi gjithashtu tha se pasojat e gjenocidit të Greqisë po vazhdojnë ende edhe sot e kësaj dite, pasi Greqia nuk i lejon çamët që të vizitojnë tokat dhe shtëpitë e tyre.

“Kjo masakër, torturë, spastrim etnik, ishte nga më të egërit në historinë botërore, një masakër me përmasa të tilla e cila vazhdon të kryejë efektet e saj mbi ne shqiptarët e Çamërisë, sepse babai im nuk mundet sot akoma të shkojë e të trashëgojë në Çamëri pikërisht ato që i takonin, e drejta e jetës, e pronës, e drejta për të qenë shtetas, as unë e as im bir nuk e ka të drejtën për të trashëguar pikërisht trashëgimitë familjare që na takojnë ne, sepse shqiptarëve të Çamërisë i është prerë e drejta e jetës. Pasojat e saj vazhdojnë të jenë prezente edhe sot”, tha mes të tjerash Idrizi.

Themelues i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Hekuran Halili, tha se çamët u vranë dhe u masakruan vetëm se ishin shqiptarë dhe nuk pranuan të deklarohen si grekë, apo të ndërronin fenë.

Kreu i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu tha se ky pelegrinazh forcon amanetin e të parëve për Çamërinë, duke shtuar se çamët janë i vetmi popull në botë që nuk viziton dot varret e të parëve në tokat e tyre.

Vitin e ardhshëm në Varrezat Monumentale të Kllogjerit do të çelet edhe një ekspozitë e cila do të rrëfejë kulturën dhe historinë e Çamërisë, për ta kthyer kështu këtë vend në një destinacion historik, kulturor dhe patriotik për të gjithë shqiptarët që do të kalojnë aty.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alket veliu hekuran halili java came shpetim idrizi alket veliu hekuran halili java came shpetim idrizi

Sondazh

Poll