Situatë e rëndë me plehrat në Durrës/ 5 ditë pa u pastruar, dekompozimi i tyre mund të shkaktojë sëmundje tek qytetarë
27 Qershor 2021, 13:09Nga DOSJA
DURRËS-Qyteti i Durrësit ka 5 ditë që nuk është pastruar dhe plehrat e përhapura rrezikojnë të shkaktojnë sëmundje infektive pasi po dekompozohen mbi trotuare dhe brenda kazanëve nën temperatura përvëluese.
Në sezonin turistik, i cili është ‘motori’ i ekonomisë së Durrësit, kazanët e mbeturinave janë të tejmbushur gjë e cila është shumë shqetësuese për banorët e zonës. Bashkia nuk ka reaguar pas thirrjeve të shumta të qytetarëve.
Një ditë më parë, në disa lagje periferike banorët ua vunë vetë flakën mbeturinave, pasi era e rëndë dhe infeksionet që rrezikojnë të përhapen prej dekompozimit të mbeturinave nën temperaturat 40 gradë Celsius, rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës.
Prej disa ditësh, kamionët e Ndërmarrjeve të Shërbimit Komunal të Durrësit dhe Shijakut, nuk kanë ku të shkarkojnë plehrat duke u përsëritur për të disatën herë i njëjti skenar për të detyruar qeverinë të paguajnë koston e depozitimit të mijëra ton mbetje të bashkisë Durrës.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR-“Kërkoj mirëkuptimin tuaj për momentin”, kjo ishte thirrja që bëri për mediat drejtuesi i qarkut Shkodër Niko Brahimaj, teksa mbërriti në Velipojë,...
VELIPOJË- Një qytetare e Velipojës ka komentuar ngjarjen e orëve të para të ditës së sotme në Shkodër që i mori jetën 4 personave dhe la të plagosur dy të ...
TIRANË– Dritan Hila ka reaguar lidhur me masakrën e ndodhur në Velipojë ku 4 persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një konflikti me a...
ELBASAN– Dy automjete janë përplasur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Për pasojë janë plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar në spital. Mësohe...
TIRANË-Aktivisti Genc Sejko ka komentuar përmes një postimi në ‘Facebook’ masakrën që ndodhi ditën e sotme në Velipojë, ku mbeti i vrarë edhe kamarieri 20-...
Katër persona mbetën të vranë dhe dy të tjerë të plagosur gjatë një konflikti me armë, pak minuta pas mesnatës, në plazhin e Velipojës.Drejtori i policisë së Sh...
TIRANË- Alban Zeneli, drejtori i ‘Spitalit të Traumës’ ka folur në lidhje me gjendjen e dy të plagosurve së ditës së sotme nga masakra e Velipojës.Ai ka th...
TIRANË–’Masakra e Velipojës’ është kthyer në ‘epiqendrën’ e ditës, mbase dhe të javës. Këtë parashikon dhe gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e cila shkr...
TIRANË– Akoma më të trishta janë zbulimet e fundit në lidhje me fatin tragjik të 20-vjeçarit Myzerin Zeneli, i cili vdiq mbrëmjen e djeshme në Velip...