Aktualitet

Subjekt i OFL-së! Kapet duke transportuar emigrantë Astrit Dedja, i dënuar me 25 vite burg në Greqi, në Shqipëri organizon

27 Qershor 2021, 14:20 Nga DOSJA
Subjekt i OFL-së! Kapet duke transportuar emigrantë Astrit Dedja, i

KORÇË– Astrit Dedja, banues në Dibër dhe i dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Selanikut pëe vepra të ndryshme kriminale është arrestuar sot në Korçë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se Dedja është kapur në kuadër të operacionit ‘Perimetri’ pasi akuzohet se kishte organizuar trafikimin e emigrantëve të paligjshme.

Bashkë me Dedjan, u arrestua edhe një tjetër peraon, me inicialet R.K.. Ky i fundit u kap duke transportuar kundrejt fitimit 13 emigrantë të paligjshëm.

Kush është Astrit Dedja?

Dedja është dënuar në Greqi për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunimi i banesës”, “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ky vendim gjykate është i njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Gjykata e Apelit në Tiranë. Në vitin 2020, operacioni Forca e Ligjit i kërkoi llogari Dedjas për pasurinë e ngritur.

Njoftimi i policisë Korçë:

Vijon operacioni policor “Perimetri”. Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP-Korçë, kapin dhe ndalojnë një shtetas me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, në rolin e organizatorit. I ndaluari, rezulton gjithashtu i dënuar me 25 vite burg në Greqi për disa vepra të rënda penale. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 25.06.2021, në fshatin Çërravë, Pogradec, ku u arrestua në flagrancë shtetasi R. K., i cili u kap duke transportuar kundrejt fitimit 13 emigrantë të paligjshëm, në bashkëpunim me Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. D., 54 vjeç, banues në Dibër, i cili nga veprimet hetimore të kryera rezulton se kishte rolin e organizatorit të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu nga verifikimet e kryera rezulton se Gjykata e Selanikut, Greqi, e ka dënuar shtetasin A. D., me 25 vite burg për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunimi i banesës”, “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, vendim i njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Gjykata e Apelit në Tiranë. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet astrit dedja astrit dedja arrestohet astrit dedja astrit dedja

Sondazh

Poll