Aktualitet

Si ndodhi aksidenti në Tiranë? Po transportonte të sëmurin në spital, drejtuesi i mjetit kalon ‘fluturimthi’ me të kuq

27 Qershor 2021, 13:47 Nga DOSJA
Si ndodhi aksidenti në Tiranë? Po transportonte të sëmurin

TIRANË– Policia e Tiranës ka dhënë informacionet zyrtare në lidhje me aksidentin e ndodhur mesditën e sotme tek zona e njohur si “21-Dhjetori” në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se një person me inicialet G.M., i cili po drejtonte një automjet, ka qenë duke transportuar një të sëmurë në spital dhe ka kaluar me semafor të kuq.

Kjo ka bërë që ai të përplaset me makina të tjera dhe një prej këmbësoreve që po kalonte aty në ato momentet. E reja me inicialet A.M., vetëm 23 vjeç, është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë Tiranë: Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane tirane aksident ne tirane tirane

Sondazh

Poll