Aktualitet

Duhan në ambiente publike, alkool dhe pije energjike për të mitur, ISHSH me dorë të “hekurt”, mbyll 6 lokale

27 Maj 2019, 08:51 Nga DOSJA
Duhan në ambiente publike, alkool dhe pije energjike për të

TIRANË– Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor njofton se ka mbyllur 6 subjekte, ka vënë 131 gjoba, dhe ka kryer 1693 inspektime.

Në njoftim thuhet se janë mbyllur këto subjekte pasi tregtonin alkool dhe pije energjike për të mitur, si dhe lejonin konsumimin e duhanit në ambiente publike.

Njoftimi i plotë:

Inspektoriat Shtetëror Shëndetësor vazhdon punën intensive në terren, gjatë periudhës 1 – 26 maj 2019 ka kryer 1693 inspektime dhe 219 ri-inspektime.

Strukturat e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në të gjithë vendin për shkeljet e gjetura kanë vendosur 131 Masa Administrative me gjoba, 6 Vendime të Ndërmjetëm për Mbyllje të Përkohshme të Aktivitetit dhe janë bërë 243 Paralajmërime dhe lënie detyrash.

Masat administrative janë vendosur për shkelje të rregullave higjieno sanitare, pirje të duhanit në ambiente publike, shitje të alkoolit dhe pijeve energiike për të miturit, mungesë të dokumentacionit higjeno- sanitare, mungesë të licensës për ushtrimin e aktivitetit, ngarkesë mikrobiale të ujit të pijshëm, pengim inspektimi, duke kapur vlerën e 19 950 000 Lekë.

Gjatë kësaj periudhe janë vendosur :

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor do të vazhdojë të kryejë inspektime të vazhdueshme për të garantuar kërkesat ligjore në fushën e shëndetit publik.

ISHSH falenderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe përsërit thirrjen për të denoncuar çdo rast kundravajtjeje në Platformën e Bashkëqeverisjes dhe numrin e telefonit pa pagesë 0800 4040.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle nga issh ndalimi i alkoolit per femije pirja e duhanit kontrolle nga issh ndalimi i alkoolit per femije pirja e duhanit

Sondazh

Poll