Aktualitet

U plagos teksa pinte kafe, 35-vjeçari nga Lezha: M’u afrua në tavolinë, s’kam konflikte me njeri

27 Maj 2019, 07:07 Nga DOSJA
U plagos teksa pinte kafe, 35-vjeçari nga Lezha: M’u afrua në

LEZHË– 35-vjeçari Ridvan Koca, i cili u plagos një natë më parë në Lezhë ka treguar se nuk ka arritur ta njohë autorin.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Koca është shprehur se autori i është afruar në tavolinë, në lokalin ku ai po pinte kafe dhe e ka qëlluar në këmbë.

Nuk kam konflikte me njeri. Nuk arrita ta njoh autorin dhe nuk e di se ush mund të jetë. M’u afrua në tavolinë dhe më qëlloi tek këmbët,”- mësohet të jetë shprehur ai.

Ridvan Koca u plagos mbrëmjen e kaluar teksa po pinte kafe në një lokal në lagjen “Gurra” në Lezhë.

Ai është dërguar në spital nga banorët e zonës për të marrë mjekimin e nevojshëm.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 35-vjecari plagosje ne lezhe ridvan koca plagoset 35-vjecari plagosje ne lezhe ridvan koca

Sondazh

Poll