Aktualitet

Ky është shenjestra e atentatit në Vlorë, Eno Mata/ Grabitësi i argjendarive në Greqi ku kërkohet për vrasjen e avokatit

27 Maj 2019, 05:20 Nga DOSJA
Ky është shenjestra e atentatit në Vlorë, Eno Mata/

VLORËDosja.al ka mësuar se shënjestra e atentatit të sotëm në Vlorë, ku i vdekur mbeti shoku i tij Sotiraq Mhilli është Eno Mata.

Mata nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare dhe ato greke.

32-vjeçari, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital, për shkak të plumbave që mori gjatë atentit ku i vranë shokun, kërkohet nga policia greke për vrasjen e avokatit të njohur grek Mihalesi Zafiropoulos.

Ngjarja ka ndodhur në 12 tetor 2017, teksa Mata së bashku me bashkëpunëtorin e tij Mikel Brahimaj shkuan për të vjedhur në një tjetër argjendari. Aty ndodhej edhe avokati Zafiropoulos dhe vajza e tij.

Gjatë vjedhjes, avokati sulmoi shqiptarët dhe Mata akuzohet të ketë qëlluan me armë zjarri drejt tij duke e lënë të vdekur.

Pas ngjarjes të dy shqiptarët u larguan nga vendngjarja me një makinë të vjedhur. Brahimaj u dorëzua në polici duke pranuar krimin, ndërsa Mata vijoi më tej pa iu ndarë vjedhjeve, dhe në njërën prej tyre ‘shfajëoi’ veten pëer vrasjen e avokatit Zafiropoulos.

Në qershor të vitit 2018, Eno Mata gjatë një tjetër grabitjeje la një shënim për policinë.

Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës,”– shkruante Mata në letrën e tij.

32-vjeçari është gjithashtu një prej dy autorëve që grabitën me armë zjarri argjendarinë në lagjen “Ambelokipi” të Athinës, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt të këtij viti.

Eno Mata kishte pseudonimin “Maradona e Athinës”, për shkak të karrierës së tij futbollistike në klubin e kryeqytetit grek.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander mata atentat ne vlore eno mata sotiraq mhilli vlore vrasja e avokatit mihalesi zafiropoulos. aleksander mata atentat ne vlore eno mata sotiraq mhilli vlore vrasja e avokatit mihalesi zafiropoulos.

Sondazh

Poll