Aktualitet

Atentati në Vlorë, banorët flasin të tronditur: Vetëm të ëmën kishte. Djem të mirë, merreshin me bujqësi

27 Maj 2019, 06:19 Nga DOSJA
Atentati në Vlorë, banorët flasin të tronditur: Vetëm

VLORE– Banorët e fshatit Poro kanë reaguar të tronditur nga atentati ku 22-vjeçari Sotiraq Mëhilli mbeti i vdekur dhe shënjestra Eno Mata është në gjendje të rëndë në spital.

Ata shprehen se të dy djemtë ishin shumë të sjellshëm dhe se nuk kishin sjellë probleme në zonën ku jetonin aktualisht.

 Një grua është shprehur se viktimës Mhilli, pak kohë më parë i kishte vdekur babai nga një sëmundje e rëndë.

Babai i ka vdekur nga një sëmundje e keqe. Unë s’e njihja si fytrë, porn ë përgjithësi familje e mirë janë. Mata rrinte në Greqi. Familjen atje e ka. Në nuk dëgjuam gjë sese banojmë më tutje, por tani e morëm vesh. Eno është rritur këtu, njëri pa problem, djalë i mirë shumë,”– është shprehur një banore.

Ndërsa një tjetër tregon se është tronditur dhe i ka ardhur shumë keq për ngjarjen kur e ka marrë vesh.

Djem punëtorë, i njihja të dy. Më erdhi shumë keq. Sotiraqi vetëm të ëmën ka. Unë po vija me qumështin këtu dhe kur shikoj, kishte ardhur policia. Të shtëna s’kam dëgjuar.

Eno familjen e ka në Greqi, por s’dimë të ketë patur problem. Ai është djalë i mirë, I sjellshëm. Të dy merreshin me bujqësi,”- tregon banori Toli Bërdalli.

Sotiraq Mëhilli, 22-vjeça, ndërroi jetë gjatë atentatit në Vlorë, ku shënjestra ishte 32-vjeçari Eno Mata.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Dyshohet se ngjarja mund të jetë urdhëruar nga Greqia pasi Mata kërkohet nga shteti fqinj për vrasjen e avokatit Mihalesi Zafeiropoulos.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atenti ne vlore eno mata mihalesi zafeiropoulos sotiraq mehill vrasja e avokatit ne greqi atenti ne vlore eno mata mihalesi zafeiropoulos sotiraq mehill vrasja e avokatit ne greqi

Sondazh

Poll