Aktualitet

Plumba në lagjen “Gurra” në Lezhë, plagoset Ridvan Koce, në kërkim autori: M’u afrua në tavolinë, s’arrita ta njo

27 Maj 2019, 06:58 Nga DOSJA
Plumba në lagjen “Gurra” në Lezhë, plagoset Ridvan

LEZHË– Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lezhës ne lagjen “Gurra”.

Dosja.al mëson se i plagosuri është Ridvan Koca, i cili është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën, por po merr mjekimin e nevojshëm. 

Burime për Dosja.al tregojnë se Koca ishte duke qëndruar në një lokal në lagjen “Gurra” kur autori i është afruar dhe e ka qëlluar tek këmbët.

Kjo ngjarje është ende e paqartë për autoritetet, ndërkohë që vetë i plagosuri është shprehur se nuk ka konflikte me njeri dhe se nuk e ka njohur autorin.

Nga ana tjetër policia ka shpallur në kërkim autorin me inicialet P.K., 37-vjeç. 37-vjeçari rezulton të jetë një person me precedentë penalë. 

Lezhë/Informacion paraprak

Në një lokal në lagjen “Gurra”, Lezhë,  është plagosur me armë zjarri R. K.,35 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në  spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 35-vjecari plagosje ne lezhe ridvan koca plagoset 35-vjecari plagosje ne lezhe ridvan koca

Sondazh

Poll