Aktualitet

Atentat mafioz në Vlorë, shënjestrës i vrasin shokun para syve: Më ngatërrojnë me ekzekutorin e avokatit grek (FT+VD)

27 Maj 2019, 04:53 Nga DOSJA

VLORË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, pasi dy persona kanë rënë pre e një atentati, ku njëri prej tyre mbeti i vdekur.

Dosja.al mëson se bëhet fjalë për shqiptarin e shumëkërkuar për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafiropoulos (ngjarje e ndodhur në vitin 2017), Eno (Aleksandër) Mata dhe shokun e tij, Sotiraq Mëhilli.

Dy të rinjtë po udhëtonin me motor rreth orë 01:10, në fshatin Poro në Vlorë teksa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar mebreshëri plumbash drejt tyre. Mëhilli, 22-vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa 32-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë në fshatin Bishan është gjetur një automjet i djegur, i tipit “Mercedez Benz” që dyshohet se u përket autorëve të atentatit.

Pas ngjarjes, i pyetur nga policia, Eno Mata ka mohuar përfshirjen e tij në vrasjen e avokatit grek dhe ka thënë se nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Njoftimi paraprak i policisë Vlorë

Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.

Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin  zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne vlore eno mata shqiptari i shume kerkuar sotiraq mehilli atentat ne vlore eno mata shqiptari i shume kerkuar sotiraq mehilli

Sondazh

Poll