Aktualitet

“Autorët dolën nga ferrat”, flet shënjestra e atentatit në Vlorë: Më ngatërrojnë, skam vrarë njeri në Greqi

27 Maj 2019, 07:26 Nga DOSJA
“Autorët dolën nga ferrat”, flet shënjestra e

VLORË– Shënjestra e atentatit në Vlorë, Eno Mata ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë ku i vranë shokun e tij Sotiraq Mhilli.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Mata është shprehur nga Spitali i Traumës ku po merr mjekimin se e kanë qëlluar për shkak të vrasjes së avokatit grek Mihalesi Zafiropoulos.

Ai tregon më tej se autorët kanë dalë nga ferrat dhe kanë zbrazur kallashnikovët mbi të dhe mbi shokun e tij, 22-vjeç, i cili mbeti i vdekur.

Më kanë qëlluar për vrasjen e avokatit në Greqi. Autorët dolën nga ferrat dhe qëlluan me kallashnikov. Por unë nuk kam vrarë njeri në Greqi.

Unë kam vjedhur banka dhe jam dënuar për këtë. Më ngjatërrojnë me anëtarin e një bande në Greqi, sepse nuk s’kam vrarë njeri,”- mësohet të jetë shprehur Eno Mata.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth orës 01:10. Persona ende të paidentifikuar zbrasën dy kallashnikovë mbi dy të rinjtë që po udhëtonin mbi një motor, duke lënë të vdekur shokun e shënjestrës, Sotiraq Mhillin, 22-vjeç.

Mata mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua ne Tiranë pë një mjekim më të specializuar. 

Pak orë pas atentit u gjet një automjet i tipit “Mercedez benz”, që mendohet të jetë përdorur nga autorët. Ngjarja dyshohet se ka lidhje me të shkuarën problematike të 32-vjeçarit në Greqi.

Shënjestra kërkohet nga drejtësia e shtetit fqinj për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafiropoulos, ngjarje e ndodhur më 12 tetor 2018.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ne vlore eno mata mihalesi zafiropoulos sotiraq mhilli vlore atentati ne vlore eno mata mihalesi zafiropoulos sotiraq mhilli vlore

Sondazh

Poll