Aktualitet

Historike! Arba Kokalari, shqiptarja e parë që bëhet eurodeputete në Parlamentin Europian

27 Maj 2019, 06:33 Nga DOSJA
Historike! Arba Kokalari, shqiptarja e parë që bëhet eurodeputete

Për herë të parë në parlamentin Europian, ulur do të jetë edhe një shqiptare.

Ajo është 32-vjeçarja shqiptare, Arba Kokalari, e cila garoi në këto zgjedhje si pjesë e  Partisë së Moderuar.

Kokalari është shqiptaro-suedeze jeton në Stokholm. Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986 dhe ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar.

Kokalari garoi edhe në zgjedhjet parlamentare europaine të para 4 viteve, por nuk ia doli të fitonte.

Partia e Moderuar ka fituar 17.6 % të votave, duke siguruar katër eurodeputetë, ndër ta edhe Kokalarin.

(f.m.f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arba kokalari partia e moderuar shqiptarja ne parlamentin europian zgjehdjet ne parlamentin europian arba kokalari partia e moderuar shqiptarja ne parlamentin europian zgjehdjet ne parlamentin europian

Sondazh

Poll