Sport

“Euro2020” / Mourinho: “Italia është përmirësuar shumë nën drejtimin e Mancinit”

25 Qershor 2021, 16:01 Nga DOSJA
“Euro2020” / Mourinho: “Italia është

ANGLI – Trajneri i ri i Romës, i ashtuquajturi “Special One”, portugezi Jose Mourinho ka komentuar kombëtaren e Italisë, një intervistë për ‘The Sun’, ku ndër të tjera ka folur me superlativa edhe për punën e trajnerit Roberto Mancini.

“Mancini është një trajner me përvojë. Si trajner klubesh është vendi ku çdokush zhvillon veten më së miri. Mancini kaloi 20 vite duke udhëhequr skuadra të ndryshme europiane, me mjaft sukses dhe tani ai është i gatshëm të arrijë sukses me kombëtaren “Azzure”.

“Mancini tregoi paraqitje shumë të mira me Italinë në kualifikimet për Europian. Edhe në “Euro2020” po vazhdon me formën e mire dhe mund të them, se skuadra e Italisë është përmirësuar shumë nën drejtimin e Mancinit”,- përfundoi Jose Mourinho.

Italia e mbylli Grupin A të “Euro2020” në vendin e parë me nëntë pikë të grumbulluara. Kundërshtari i radhës për të është Austria, me të cilën do të përballen nesër, në orën 21:00 në “Wembley” të Londrës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro2020 portugezi jose mourinho roberto mancini the sun euro2020 portugezi jose mourinho roberto mancini the sun

Sondazh

Poll