Sport

Seanca e fundit stërvitore në Coverciano dhe mungesa në formacion, Italia niset në Londër mes shumë pikëpyetjeve

25 Qershor 2021, 11:43 Nga DOSJA
Seanca e fundit stërvitore në Coverciano dhe mungesa në

ITALI– Italia zhvillon seancën e fundit stërvitore në Coverciano para se të niset në Londër, ku nesër, në stadiumin ëembley, do të përballet me Austrinë për raundin e 1/16-të të Europianit. Kapiteni i skuadrës Giorgio Chiellini ishte i pari që hyri në fushë për të bërë disa ushtrime individuale, për të rifituar formën pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Florenzi mungon edhe në ndeshjen ndaj Austrisë. Mbrojtësi i krahut ende nuk e ka marrë veten për shkak të disa problemeve muskulore që e kanë shoqëruar lojtarin. Formacioni anti-Austri duket të jetë Di Lorenzo në vend të Florenzit dhe Acerbi në vend të Chiellinit, i cili nuk dëshiron të rrezikojë.

Në sulm rikonfirmohet tridenti Berardi-Immobile-Insigne, enigma e madhe ka të bëjë midis Verrattit dhe Locatellit në mes të mesfushës me Jorginho dhe Barella.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport austria euro 2020 italia austria euro 2020 italia

Sondazh

Poll