Sport

Milevski, pasuesi i Angelovskit, në pankinën bosh të Maqedonisë së Veriut

25 Qershor 2021, 14:56 Nga DOSJA
Milevski, pasuesi i Angelovskit, në pankinën bosh të

MAQEDONIA VERIUT – Federata e Futbollit e ka gjetur pasuesin e trajnerit Igor Anglovski, në krye të pankinës së Maqedonisë së Veriut. Drejtuesit e saj kanë njoftuar, se nga fillimi i gushtit, trajneri i ri i kombëtares së futbollit të Maqedonisë së Veriut do të jetë Bllagoje Milevski, i cili së fundi ka drejtuar ekipin U-21.

Lajmin, sipas medias së këtij vendi, e ka bërë të ditur vetë Muhamed Sejdini, presidenti i federatës së Maqedonisë së Veriut, i cili debutoi për herë të parë në një aktivitet të madh kontinental siç ishte “Euro2020”.

“Vizioni ynë për ardhmërinë e futbollit me Bllagoje Milevskin në vendin e trajnerit të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, është i qartë si kristali. Ai është njeriu që e rigjeneroi futbollin e Maqedonisë, krijoi një grup të jashtëzakonshëm futbollistësh, të cilët prapa lanë shumë paraqitje në dy kampionatet e fundit europiane”,- ka deklaruar Sejdini.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bllagoje milevski igor anglovski maqedonisë së veriut muhamed sejdini bllagoje milevski igor anglovski maqedonisë së veriut muhamed sejdini

Sondazh

Poll