Sport

“Kam marrë kërcënime nga tifozët,kam 9 orë pa gjumë”, Morata rrëfen tmerrin që po kalon te Spanja: Po më nd

25 Qershor 2021, 12:00 Nga DOSJA
“Kam marrë kërcënime nga tifozët,kam 9 orë pa

SPANJË-Nuk është një moment aspak i thjeshtë për Alvaro Moratta-n, pasi sulmuesi nuk po rezulton vendimtar me kombëtaren spanjolle në Europian. Grupi E u mbyll në vendin e dytë, që pas dy barazimesh u sigurua vetëm në ndeshjen e fundit, me disa paraqitje ku lojtari i Juventusit ka koleksionuar shumë raste të humbura, dhe vetëm një gol, në ndeshjen e dytë të barazuar ndaj Polonisë.Alvaro Morata ka shfryer të gjithë zemërimin e tij në mikrofonët e ‘Radio Cope’.

“Kam kaluar 9 orë pa gjumë. Kam marrë kërcënime, fyerje ndaj familjes sime, njerëz që shpresonin se fëmijët e mi të vdisnin.Kam kaluar disa ditë i izoluar nga gjithçka “.

Morata gjithashtu bën mea-kulpa për këto ndeshje jo të mira zhvilluar nga sulmuesi. “Ndoshta nuk e bëra punën time siç duhet dhe i kuptoj kritikat për të mos shënuar, por do të doja që njerëzit të vinin veten në vendin tim dhe të imagjinonin se çfarë do të thotë të kërcënohesh dhe të dëgjosh dikë që shpreson se fëmijët e tu të vdesin. Sa herë që hyj në një dhomë, lëviz telefonin diku tjetër. Por gjëja që më bezdis është që ja thonë këto gjëra gruas dhe fëmijëve të mi në stadium.”.

Ajo që tërboi disa nga tifozët ishin mbi të gjitha deklaratat e bëra nga Morata në fund të ndeshjes kundër Polonisë. “Nëse ne dëgjojmë gjithçka që ata thonë për ekipin tonë kombëtar nuk është mirë, ata janë gjithmonë duke pritur që të na kritikojnë.Përgjithësisht në këto ndeshje i gjithë vendi mbështet lojtarët”.

“Unë nuk i bëra me arrogancë, ato ishin rezultat i zemërimit. Unë gjithmonë jap jetën time për Spanjën dhe nuk e kuptoj pse tifozët zemërohen. Nëse them që ne jemi më së miri dhe ne do të fitojmë Kampionatin Evropian, a do të kishte qenë më mirë? Gjithçka që them ose nuk them interpretohet. Unë i kuptoj kritikat, por ka një kufi “.
Për të kaluar këtë moment, Morata rrëfen se i është dashur të punojë me psikologun e kombëtares spanjolle.

“Na ndihmon shumë. Është diçka e dobishme të kesh një person që të dëgjon kur ke nevojë. Shokët e mi më tallin për këtë, por është fat që mund të flas me psikologun”, tha sulmuesi Morata.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport morata spanja morata spanja

Sondazh

Poll