Sport

“Euro2020” / Austria përballë Italisë! Alaba: “Në futboll, gjithçka është e mundur”

25 Qershor 2021, 15:40 Nga DOSJA
“Euro2020” / Austria përballë Italisë! Alaba:

ANGLI – Kapiteni i austriakëve, David Alaba, i cili u transferua nga Bayern Munchen për te Real Madrid si lojtar i lirë, ka folur për “Sky Sport Italia” në prag të ndeshjes kundër Italisë, e cila do të zhvillohet, në “Wembley” të shtunën në orën 21:00.

“Për mua, ndeshja kundër Italisë ka shumë rëndësi, do të jetë një lojë e veçantë për të gjithë Italinë dhe për të gjithë Austrinë,”- është shprehur fillimisht Alaba. – Fuqia jonë është te kolektiviteti. Sigurisht, ne kemi disa lojtarë të një cilësie të shkëlqyeshme, por forca jonë është të dimë se si të sjellim shpirtin e ekipit në fushë.

Ne duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë shumë, le të shkojmë në Londër për të vazhduar këtë ëndërr. Nuk do të jetë e lehtë kundër Italisë, ne kemi parë futbollin e shprehur nga skuadra e Roberto Mancinit në muajt e fundit. Por, në futboll, gjithçka është e mundur.”

Mbrojtësi David Alaba shpreson ta ndalojë sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile, kur të dy skuadrat përplasen në kryeqytetin anglez. “Immobile është një sulmues i vërtetë. Ai është i plotë, i rrezikshëm dhe i ftohtë në zonën e golit. Ai di si të vendosë ndeshjet dhe të shënojë edhe nga mundësia më e vogël,” – u shpreh Alaba.

Skuadra fituese e këtij takimi, që do të luhet në “Wembley” të Londrës, do të përballet në çerekfinale me fituesen e çiftit Belgjikë-Portugali.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “sky sport italia” david alaba kapiteni i austriakëve “sky sport italia” david alaba kapiteni i austriakëve

Sondazh

Poll