Sport

Luajtën ndaj Belgjikës, 86 tifozë finlandezë rezultojnë me COVID-19, kryeministrja apel: Të gjitha rastet do të…

25 Qershor 2021, 12:50 Nga DOSJA
Luajtën ndaj Belgjikës, 86 tifozë finlandezë rezultojnë

EUROPË-Covid-19 frikëson Euro 2020. 86 tifozë nga Finlanda që shkuan në Shën Petersburg për ndeshjen e Euro 2020 kundër Belgjikës kanë rezultuar me koronavirus. Rreth tre mijë mbështetës finlandezë morën pjesë në ndeshjen në Shën Petersburg.
800 prej tyre, sipas mediave finlandeze dhe ruse, u shpëtuan testeve të detyrueshme pas kthimit të tyre.

Autoritetet e raportuan këtë të enjten. Kryeministrja finlandeze dhe autoritetet shëndetësore që mbikëqyrën epideminë në vendin Baltik u kanë kërkuar të gjithë tifozëve që janë kthyer nga Rusia të kryejnë një provë. “Është e rëndësishme – tha kryeministrja Sanna Marin gjatë samitit të BE në Bruksel – Të gjitha rastet e mundshme do të identifikohen dhe infeksioni nuk do të përhapet”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjika euro 2020 finlanda belgjika euro 2020 finlanda

Sondazh

Poll